Një hetim i nisur nga Prokuroria e Firences në Itali çoi në ekzekutimin e 27 urdhër kontrolleve në banesa dhe biznese, 4 prej të cilëve u kryen në Shqipëri nga Prokuroria e Posaçme.
Kjo e fundit e koordinuar nga Eurojust, është duke bashkëpunuar me autoritetet italiane në goditjen e një grupi që kanë krijuar skema për pastrimin e parave të krijuara nga aktivitete të paligjshme që lidhen me drogën.
Në vendin tonë kontrollet janë ushtruar në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa në Itali në Bolonja, Rimini dhe Firence. Me anë të një njoftimit zyrtar, SPAK thotë se ky grup i përbërë kryesisht nga shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Itali, kanë investuar 13.5 milionë euro pasuri në 31 restorante në shtetin fqinjë, 2 hotele, por edhe në biznese të tjera.
Hetimi tregoi se ata investonin në këto biznese para të pista, duke lëshuar fatura fiktive në vit deri në 1.1 milionë euro dhe këtë veprimtari dyshohet se e kanë kryer për më shumë se një dekadë.
Tv Klan