E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Andresa Ambrosio vjen me një rrëfim ndryshe, teksa mes emocionesh tregon ndjesinë e të qenit nënë për herë të parë.
Duke folur për momentet më të bukura të jetës së saj dhe se si kjo e fundit ka ndryshuar që në momentin që Rafaeli erdhi në jetë, Andresa tregon dhe kuptimin e emrit të djalit. “Emri i Rafaelit vjen nga një homazh,” tha Andresa, teksa sqaroi se Rafael ishte emri i një mikut të saj të ndjerë në Brazil, i cili kishte ndërruar jetë.
Rudina Magjistari: Viti i parë ka qenë i vështirë! Viti i parë është ai që ti ke probleme me gjumin.
Andresa Ambrosio: Të gjitha vitet janë të vështira. O Zot, o Zot!
Rudina Magjistari: Si e ke menaxhuar në fillim?
Andresa Ambrosio: Në fillim ishte kumbara, për gati 5 muaj. Ajo ndenji me mua për të më ndihmuar. Për dy muaj e gjysmë më ka ndihmuar Mirko dhe babai i tij dhe kunata ime.
Rudina Magjistari: Më trego pak për momentin e pagëzimit?
Andresa Ambrosio: Rafaeli ka qenë diku tek 4 muaj e gjysmë.
Rudina Magjistari: Kur ishte 4 muaj e gjysmë ju e keni pagëzuar këtu në Tiranë, në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Andresa Ambrosio: Kam shumë emocione… Për mua kjo ditë është martesa ime.
Rudina Magjistari: Se ju nuk keni bërë dasmë, kështu që kjo ka qenë një ditë ku keni qenë të gjithë bashkë.
Andresa Ambrosio: Emri i Rafaelit vjen nga një homazh. Një miku i imi në Brazil nuk jeton më dhe unë i vendosa emrin Rafael për të.
Rudina Magjistari: Një homazh për të, kështu që ti i ke vendosur emrin Rafael. Një emër shumë i bukur, kështu që e gëzoftë./tvklan.al