Me lojën më të shëmtuar në epokën e Sylvinho, në pjesën e parë ndaj Ukrainës, kombëtarja shqiptare e humbi ndeshjen e fundit të edicionit të Ligës së Kombeve, duke humbur edhe pozicionimin në ligën B.
Dy gola të pësuar shumë shpejt me një skuadër të papërgatitur për sulmet dhe qartësinë e Ukrainës, çorientuan kuqezinjtë që nuk mundën ta merrnin veten në pjesën e parë.
Edhe pse e dyta ishte më e mirë, me një penallti të fituar dinakërisht e të kthyer në gol nga Bajrami, sërish ishte e pamundur që humbja të evitohej.
Të gjithë, staf teknik dhe futbollistë e pranuan se gabuan, por nuk mundën të ofronin argumentet përse kjo ndodhi.
Kombëtarja e mbylli vitin 2024 me humbje. Tashmë pritet me ankth shorti për kualifikueset e Botërorit, ndeshje të cilat do në nisin në muajin Mars.
Tv Klan