5 minuta para afatit zyrtar. Vetëm atëherë trajneri Sylvinho ia dorëzoi UEFA-s formacionin për ndeshjen me Çekinë. Tekniku brazilian është me dilema deri në sekondat e fundit pasi ndeshjet në shtëpi për Ligën e Kombeve janë mjaft të rëndësishme për moralin, besimin ndaj trajnerit dhe futbollistëve, por edhe mbi të gjitha për rezultatet e së ardhmes dhe për të mos zbritur më poshtë se niveli i treguar gjatë kualifikueseve të Europianit.
Edhe për sfidën me Ukrainën, tekniku është në pritje të mësojë nga stafi i tij se si është forma e çdo futbollisti për të përcaktuar formacionin dhe rreshtimin titullar. Të paktën nga stërvitja e fundit në Air Albania mund të kuptohet që nga minuta e parë do të zbresë daku në lojë ndërsa pritet të merret një vendim për Asanin.
Shqipërisë nuk i vlen rezultat tjetër veç fitores në këtë ndeshje.
Tv Klan