Lajme Arkiva 2003
Falja e ditës së Bajramit është kryer në të gjitha rrethet vendit. Në Shkodër ceremonia ka filluar në orët e para të mëngjesit ku myftiu i Shkodrës Haxhi Hafiz Faik Hoxha ka falënderuar besimtarët për rëndësinë e kësaj feste dhe për bashkimin në ditën e madhe të Kurban Bajramit.
Ai ka bërë thirrje për paqe dhe tolerancë për rrethin verior të vendit mes besimeve të ndryshme dhe mes vetë besimtarëve mysliman.
Edhe në Shkodër janë thirrur qindra kokë bagëti të cilat u janë shpërndarë të varfërve për nder të kësaj feste islame në thelb të së cilës qëndron Kurani si shenjë e luftës dhe e paqes./tvklan.al