E ftuar mëngjesin e sotëm në “Aldo Morning Show” këngëtarja e njohur Blerina Braka foli për mesazhin e këngës që performoi te “Kënga Magjike” dhe impaktin që ajo kishte për qëllim të linte tek publiku.
Dhuna ndaj grave është kauza që kjo këngë përfaqëson. Duke folur rreth kësaj, Blerina Braka tha se të gjitha femrat janë të prekura, duke cekur pak dhe realitetin ku jetojnë.
Blerina Braka: Të gjitha ne femrat jemi të prekura nga kjo gjë, kush më shumë e kush më pak, por besoj të gjitha sepse jetojmë, është opinioni vetë. Është Kjo trysnia.
Aldo: Dhuna nuk është vetëm fizike, është dhe psikologjike.
Blerina Braka: Pikërisht, është kjo trysnia ku ne jetojmë “se ti je grua, se ti je femër.”
Nënë e dy djemve, këngëtarja në vazhdim të bisedës mes batutash shprehet se dëshirën e saj të parealizuar për të pasur një vajzë e ngushëllon me faktin që djemtë janë më rehat. “Them shyqyr që kam çuna, të paktën nuk e vrasin mendjen,” shprehet Blerina Braka.
Aldo: Edhe burrat e vuajnë këtë, jo vetëm gratë.
Blerina Braka: Burrat nuk besoj. Janë shumë rehat. Unë kam idenë që burrat nuk e vrasin mendjen aq shumë.
Aldo: Ju keni dhe shprehjen “hë se të gjithë burrat njësoj janë”.
Blerina Braka: Të jem e sinqertë dhe mendoj pozitivisht. Unë kam dy çuna dhe dua të ngushëlloj veten në kuptimin e mirë të fjalës, se kam pasur fiksim që të bëja një vajzë patjetër, por ndonjëherë them “o shyqyr që kam çuna” të paktën të mos e vrasin mendjen. Kurse femrat janë shumë të ndjeshme kanë shumë përgjegjësia./tvklan.al