Ky është monumenti i Nënë Terezës në sheshin kryesor të Shkupit. Shteti Maqedonas ka ngritur monumentin më madhështor për Nënë Terezën, apo shqiptaren Gonxhe Bojaxhi, e cila lindi në Maqedoni nga prindër Shqiptarë. Nëna dhe motra e Gonxhe Bojaxhi prehen në varrezat publike të Tiranës, ndërësa kombësinë Shqiptare Nënë Tereza e deklarojë me insistim edhe në momentet pas marrjes së çmimit Nobel.
Në Shqipëri egziston një shesh me emrin Nënë Tereza, por jo një monument i saj. Ditë më parë autoritetet Maqedonase i kërkuan kryebashkiakut të Romës ngritjen e një monumenti në nderim të shenjtores së botës, me atributin, bijë e Maqedonisë. Kjo kërkesë shkaktoj reagime të personaliteteve Shqiptare, ndër ta edhe shkrimtari i njohur Kadare.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka kërkuar presidentit të vendit Alfred Moisiu të krijojë me urgjencë një komision të posaçëm për vlerësimin e shenjtores Shqiptare, duke thënë se qeveria deri tani është treguar thjeshtë indiferente.
Sali Berisha: “Qëndrim tepër i papërgjegjshëm, cinik, jonjerëzor, jokombëtar i qeverisë Shqiptare ndaj këtij problemi. Rikujtoj këtu se egziston një vendim qeverie i të paktën 4 apo 5 viteve më parë për vendosjen e shtatores së saj në sheshin Nënë Tereza. Vitet kaluan njëri pas tjetrit dhe shtatorja në këtë shesh mungon./tvklan.al