Neritan Alibali: “Përsa i përket deklaratës së zonjës Jozefina Topalli, e cila në Postrib e konsiderojë Partinë Republikane një parti spiunësh dhe mafiozësh, kryesia e Partisë Republikane e konsideron qëndrimin e saj personal të pa arsyeshëm dhe qe bie ndesh me qëndrimin zyrtar të PD-së dhe personalisht të kryeministrit Berisha. Ne kemi një marrëveshje të bashkëpunimit elektoral të firmosur nga kryetari i PD-së zoti Sali Berisha dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, në datën 21 mars të këtij viti ku të dyja palët angazhon të bashkëpunojmë maksimalisht për të maksimalizuar votat e shqiptarëve për një qeverisje të fortë të mandatit të dytë. PD dhe PR do të vazhdojnë së bashku për fitoren e së djathtës në Shqipëri edhe në qarkun e Shkodrës. Ne i konsiderojmë, i hedhim mbrapa të gjitha qëndrimet personale të mbajtura nga secili dhe shohim përpara sepse përpara është e ardhmja, e përpara është bashkëpunimi midis dy partive tona dhe ky bashkëpunim është çimentuar ndër vite dhe do të vazhdojë do të jetë i fuqishëm dhe në të ardhmen”./tvklan.al