Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Disa kandidatë të Partisë Demokratike, do të marrin pjesë individualisht në raundin e dytë të zgjedhjeve pavarësisht nga vendimi politik i kësaj partie, për të bojkotuar balotazhet. Burime brenda PD, konfirmojnë se nuk do të ketë asnjë qëndrim kundër pjesëmarrjes së vetë kandidatëve. Megjithatë nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, ka deklaruar sot edhe njëherë qëndrimin zyrtar të kësaj partie në lidhje me balotazhet që do të zhvillohen më 15 Tetor.

Jozefina Topalli, Nënkryetare e PD:- “Partia Demokratike ka dhënë përgjigje e saj, në qoftë se keni dëgjuar se ka ndryshuar KQZ, apo ndonjë gjë tjetër, ne mund ta ndryshojmë atë vendim. Vendimi i këshillit kombëtar është  një vendim i institucionit më të lartë të PD dhe nuk kemi asnjë gjë për t’i shtuar”.

Partia Demokratike edhe sot ka vazhduar paraqitjen e fakteve, që sipas saj, vërtetojnë manipulimet dhe shkeljet ligjore, konkretisht të KQZ dhe për bashkinë e Memaliajt dhe Belshit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego