Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Situata në rajon dhe veçanërisht gjendja në Kosovë kanë sjell në Tiranë nënsekretarin e përgjithshëm të Natos. Ai është takuar pasditen e sotme me kryeministrin Meta dhe ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Fajfer ka nënvizuar se duhen shtuar përjekjet për vendosjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët pavarësisht nga prejardhja etnike, fetare dhe kulturore në Kosovë.

Autoritetet e larta shqiptare kanë theksuar se nuk mbështesim idenë e një shqipërie të madhe. Ata theksuan gjithashtu se shqiptarët e Kosovës nuk duhen të bien pre e provokimeve të palës serbe.

Nënsekretari i përgjithshëm i Natos ka kërkuar nga ministri i jashtëm por dhe kryeministri shqiptar, kontribut të përbashkët për të shmangur problemet e ndryshme që mund të ndodhin në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego