Muaji nëntor është momenti për të lënë pas të shkuarën dhe për të ndjekur fillimet e reja. Vetëm ditët e para parashikohet të jenë të vështira për shenjat, por gjithçka ndryshon me kalimin e Mërkurit në Shigjetar që do të na frymëzojë e bëjë më optimistë.
Chrysanthi Kalogeri, në parashikimin e muajit për shenjat në programin”Shije Shtëpie” në Tv Klan, veçoi datat më të rëndësishme që do të shoqërohen nga ngjarjet përkatëse. E rëndësishme është që të mos biem pre e ndjesive negative dhe të manifestojmë të mirat.
Chrysanthi Kalogeri: Nëntori hapet me një hënë të re për të cilën kemi folur javën e kaluar që premton rishikimin e gjërave, stabilitet dhe përforcimin e pozitave dhe marrëdhënieve tona. Njëkohësisht premton fillime të reja afatgjatë me stabilitet dhe me baza të forta e të shëndosha. Pjesa e dytë e nëntorit në datën 15 me hënën e plotë në Dem do të kemi ngjarje të papritura, zhvillime që do të na befasojnë dhe që do të na nxjerrin nga zona e rehatisë. Shumë i rëndësishëm është edhe kalimi i Saturnit në kurs të drejtë në datën 15 nëntor që do të sjellë zhvillime në politikë dhe në jetën tonë. Në datën 19 Plutoni kalon përfundimisht në shenjën e Ujorit dhe për të gjitha ndryshimet rrënjësore në politikë e teknologji, më në fund marrin rrugën dhe drejtimin e tyre.
Në datën 26 Mërkuri kalon në prapavijë kështu që duhet vepruar para kësaj date ose do të hasni pengesa. Në datën 4 Marsi kalon në Luan dhe kjo do të thotë që kalojmë në një periudhë shumë erotike por duhet të ndajmë erotizmin që vjen nga instinkti dhe atë që vjen prej ndjenjave të thella. Është një periudhë erotike dhe krijuese. Duhet t’u japim më shumë rëndësi fëmijëve, problemeve të tyre ose ngjarje që lidhen me ta që do të dalin më tepër në pah. Përveç katër ditëve të para, nga sot e deri në datën 4 do të jenë ditë të vështira, por duhet të kemi kujdes me veprimet, të mos e vëmë veten në rrezik, mos të reagojmë ndaj provokimeve, zilisë, xhelozisë, synimeve të errëta dhe dhunës, megjithatë do të kemi shanse, zhvillime në jetën personale e profesionale.
Astrologia veçon datat 4-5 si shumë të rëndësishme për të marrë mbështetje dhe forcuar pozitat. Shenjat më të favorizuara do të jenë të ujit (Akrep, Gaforre dhe Peshqit) dhe të tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi). Shumë shenja gjejnë edhe dashurinë.
Dashi – Ky muaj favorizon iniciativat e diktuara nga intuita juaj, kombinuar me një strategji do të jenë suksesi juaj. Fokusohuni në sektorin financiar, në ato që kanë të bëjnë me xhepin tuaj dhe me detyrimet ndaj të tjerëve në gjysmën e dytë të muajit. Do të keni një libido shumë të lartë dhe do të jetë një periudhë shumë erotike kur krijmtaria do të lulëzojë. Dëshira për të pushtuar botën duhet të jetë e kontrolluar. Një muaj që s’do të mungojnë aventurat dhe preferoni heshtjen, jo shpërthimin. Në dy ditët e para të javës mund të gjeni mbështetje dhe ndihmë financiare, të keni biseda për një investim ose realizim. Në fund të javës mund të bëni një udhëtim romantik dhe mos të ndërmerrni iniciativa financiare.
Demi – Nëntori është shumë i rëndësishëm pasi sjell fillimin e një periudhe me ndryshime të mëdha në jetën tuaj, sidomos të lindurit në dy ditët e para të shenjës. Ndryshimet mund të kenë të bëjnë me akset kryesore të jetës dhe që do të vijnë nga marrëdhëniet dhe partneritetet që mund të ndryshojnë sferën profesionale ose jetën sociale. Të lindurit në fund të 10-ditëshit të parë e të dytë, me hënën e re do të kenë mundësi të përforcojnë pozitat, të gjejnë një perosn që të krijojnë një lidhje afatgjatë me perspektivë dhe të gjejnë njeriun që i mbështet në synime. Me hënën e plotë, tregohuni më të qetë në marrëdhëniet tuaja sepse të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës do të kenë ndryshime ndaj duhet të dinë pse e kërkojnë këtë liri. Në dy ditët e para të javës do të gjeni mbështetje për realizimin e qëllimeve që mund të jetë këshillë ose një ndihmë reale. Mund të funksionojë shumë pozitivisht për të gjetur një person që do të krijoni një lidhje. Në fund të javës jini të kujdesshëm, mos ndërrmerrni iniciaitva financiare me miqtë dhe mbështetuni në forcat tuaja.
Binjakët – Nëntori është i përshtatshëm që të përvishni mëngët dhe të merreni me përditshmërinë e punën. Do të shpërbleheni për përpjekjet dhe mundimet tuaja, por duhet t’i përkushtoheni një ideali që lidhet me të ardhmen dhe do t’ju tërheqë, veçanërisht të lindurit në ditët e para të shenjës. Tregoni vendosmëri në synimet tuaja dhe hapni horizonte të reja. Në fillim të javës merrni mbështetje nga një njeri me pozitë, do të njihet puna dhe mundi juaj si dhe të ndihmoheni nga një prind. Tri ditët e fundit të javës mos u ekspozoni në jetën sociale dhe fushën profesionale. Bashkëpunëtorët ose njerëzit që ndani punën dhe përditshmërinë mund të duan të marrin arritjet tuaja.
Gaforrja – Nëntori është një muaj shumë i mirë qqë ju ndihmon për arrije në fushën personale, është erotik për ata që kërkojnë dashurinë dhe krijues për ata që duan të realizojnë një projekt. Është momenti të shprehni talente, të udhëtoni, të gjeni shpirtin binjak dhe në gjysmën e dytë të muajit të përqendroheni në forcat tuaja. Data 4 dhe 5 janë shumë të mira për jetën erotike, personale ku mund të udhëtoni me partnerin ose të merrni një mbështetje për një plan afatgjatë. Në pjesën e fundit të javës jini të kujdesshëm, të përpiktë në jetën e përditshme, kujdesuni për shëndetin dhe mos e teproni me ushqimin.
Luani – Fillimi i nëntorit mund tju gjejë më introvertë, të preokupuar me çështje personale, me shtëpinë, familjen ose pronën. Nga data 4, me kalimin e Marsit në shenjën tuaj fillon një periudhë mjaft aktive ku do të keni guximin dhe vullnetin për të vepruar në lidhje me realizimin e ambicieve dhe objektivave. Duhet të jeni të kujdesshëm, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës gjatë gjithë nëntorit për marrëdhëniet tuaja dhe mos të reagoni ndaj provokimeve. Në gjysmën e dytë të nëntorit do të kenë ndryshime të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që mund të lidhet me rrjetin social, karrierën dhe mund të vijnë nga bashkëpunimet dhe marrëdhëniet. Këtë javë, dy ditët e para mund të gjeni mbështetjen për një plan, projekt, shtëpinë, familjen ose pronën, ndërsa në tri ditët e fundit jini të kujdesshëm në jetën erotike, vlerësoni situatën dhe personin e mos merrni iniciativa për investime.
Virgjëresha – Nëntori favorizon dy gjëra: jetën personale për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet profesionale. Është periudhë shumë e mirë për të promovuar punë, synimet dhe gjithçka ju intereson. Duhet të jeni të pranishëm dhe të bëni shumë takime në përditshmëri me qëllim që të realizoni promovimin e punës. Në gjysmën e dytë të muajit hapen horizonte të reja, mund të udhëtoni, të merrni një iniciativë përmes ndryshimeve që mund të jetë studime, lëvizje jashtë shtetit ose çështje ligjore. Nga data 11 nëntor, Afërdita kalon në Bricjap kështu që do të favorizoheni në jetën personale e erotike. Fillimi i javës favorizon gjetjen e një mbështetjeje në një inciativë profesionale ose një promovim të punës, por edhe të një personi që do të jetë afatgjatë. Në fundjavë të tregohen të kujdesshëm të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës në marrëdhëniet e çdo lloji, në sferën financiare dhe me familjen.
Peshorja – Nëntori i kushtohet progresit dhe perspektivave të reja në jetën tuaj ku enerjgia dhe komunikimi luajnë rol të rëndësishëm. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të çlirohen nga një barrë familjare në 4 ditët e para të muajit nëntor. Të lindurit në ditët e para do të shohin zhvillime shumë të mira në jetën e tye. Në gjysmën e dytë të muajit tregohuni të kujdesshëm me financat dhe ndihma vjen nga ku s’e prisni. Në dy ditët e para të javës, do të gjeni një mbështetje financiare, do të shpërbleheni nga puna, do të merrni një ngritje në detyrë, bonus ose ndihmë. Në fundjavë, jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe evitoni keqkuptimet me të tjerët.
Akrepi – Është muaji juaj dhe do të keni ndryshime rrënjësore për të lindurit në ditët e para. Hëna e re kremton fillime të reja me perspektivë dhe stabilitet. Në gjysmën e dytë të muajti do të keni ndryshime dhe ngjarje të papritura në fushën e marrëdhëneieve dhe bashkëpunimeve. Në datën 4 dhe 5, fillimet e reja do t’i vini më tepër në zbatim. Do të jenë dy ditë shumë të mira për jetën erotike, personale, për të zgjidhur një problem investimi ose me fëmijët. Në tri ditët e fundit të javës jini të kujdesshëm në investime dhe çështje që kanë të bëjnë me sferën ekonomike. Do të ndërmerrni një risk që më mirë mos ta bëni sepse nuk do të dilni të fituar.
Shigjetari – Nëntori fillon me përgjegjësi dhe detyrime në jetën personale dhe familjare, por krijon dhe kushte për t’i zgjidhur. Besojini intuitës dhe përfitoni nga ndihma që ju ofrojnë të dashurit. Një gjë është e sigurt, nëntori s’do ju lërë të mërziteni nga monotonia por do të keni një përditshmëri shumë aktive, me dashuri, aventura dhe takime të bukura që do ju befasojnë këndshëm. Ecni ngadalë dhe me hapa të vogla. Jini të kujdesshëm në fund të javës, sidomos të lindurit në 4-5 ditët e fundit për probeme familjare dhe jetën erotike e personale. Keni tendencë t’i mbivlerësoni këto situata. Në datën 4 dhe 5 do të gjeni mbështetjen që ju duhet për të zgjidhur problemet familjare.
Bricjapi – Nëntori kontribuon që të realizoni qëllimet dhe planet tuaja dhe përmes takimeve, bisedave, kontakteve që do të jeni të pranishëm, të gjeni personin që do ju ndihmojë. Varet nga ju që gjatë muajit nëntor të drejtoni të ardhmen aty ku dëshironi dhe ndoshta do të realizoni një ëndërr. Në datën 11 kalon Venusi në shenjën tuaj.
Ujori – Kjo javë krijon kushte për një fillim të ri në sferën profesionale që premton një përfitim stabël dhe afatgjatë. Në fund të javës, të jeni të kujdesshëm në një inciaitivë që doni të merrni dhe nëse është financiare, është mirë mos të vendosni përfundimisht në fund të javës. Në përgjithësi, është një muaj shumë i mirë për arritjet profesionale dhe shënon ndryshime thelbësore.
Peshqit – Nëntori ju fton të eksploroni horizontet tuaja, të realizoni një fillim të ri e të qëndrueshëm në jetën tuaj personale e profesionale. Duhet të jeni më të vetëdijshëm, të pjekur e me përgjegjësi që të filloni këtë cikël të ri me pozitivitet. Do të keni udhëtime dhe në fundjavë duhet të jeni të kudjesshëm në iniciativat tuaja sepse s’duhet të ekspozoheni në jetën sociale dhe profesionale. Mos i bëni bisht punës dhe mos bëni veprime që ju ekspozojnë./tvklan.al