Vetëm një ditë më parë, më 26 janar, Anna Gjebrea ka festuar 16-vjetorin. Festa përkoi edhe me publikimin e videoklipit “Monstar” nga mini-albumi i saj me 5 këngë, i titulluar “I don’t wanna wait”. Përveç një kolazhi të përgatitur enkas për të për t’i uruar ditëlindjen nga programi “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja e re u surprizua nga një mesazh shumë i veçantë ditëlindjeje.
Gjyshja e saj i ka dërguar urimet më të përzemërta, duke mos e fshehur krenarinë për arritjet e Annës teksa kjo e fundit shpërtheu në lot nga emocionet.
Gjyshja: Anna! Kënga jote ishte shumë e bukur! U kënaqëm shumë! Zoti të bekoftë! Gëzuar ditëlindjen! Paç jetë të gjatë, të lumtur, të gëzuar, me prindërit e tu dhe me njerëzit e tu! Mua më merr malli shumë gjithmonë për ty! Unë të dua shumë! Lum neve që të kemi mbesë! Të puth nëna fort!
Anna Gjebrea (Brea): Nuk e di a e marr më veten pas kësaj!
Rudina Magjistari: Je e lidhur me gjyshen?
Anna Gjebrea (Brea): Pafund!
Rudina Magjistari: Ishte shumë e lumtur dhe shumë krenare për ty, dukej gjyshja.
Anna Gjebrea (Brea): E dua pafund! Është nëna më e mirë që mund të kërkojë një njeri!/tvklan.al