Videoklipi “Monstar”, pjesë e EP-së së parë të Anna Gjebreas apo siç njihet tashmë me emrin artistik, Brea është prezantuar më 26 janar. Kënga e shkëputur nga ky mini-album i titulluar “I don’t wanna wait” tregon sesi të gjithë kemi një anë të errët brenda vetes.
Videoklipi ka kombinuar pamjet reale me Inteligjencën Artificiale duke na treguar sesi Brea ecën me hapin e kohës. Ajo tregon në “Rudina” në Tv Klan për punën e palodhur pas videoklipit, por edhe një prapaskenë të frikshme pasi i është dashur të xhirojë në varreza në mesnatë.
Brea: Kam shkuar në varreza në orën 12 të natës.
Rudina Magjistari: S’e besoj dot! Seriozisht e ke?
Brea: Kam shkuar në 12 të natës, ishte pak e frikshme në fillim se nuk isha mësuar që të shkoj në varreza në orën 12 se është edhe ajo legjenda…
Rudina Magjistari: Në varreza edhe ditën s’është e lehtë shumë se ka njerëz që e kanë problem, por natën…
Brea: Ishte pak e frikshme, sidomos në një moment që më thanë duhet të ulesh te varri dhe të këndosh gjithë këngën tri herë. Unë aty… nuk e di. Por e bëra pastaj dhe doli shumë bukur, pasi pashë çfarë ndodhi më pas, thashë shyqyr që e bëra./tvklan.al