Bujar Nepravishta: “Qytetarëve ose subjekteve iu shkon fatura për të cilat ata pretendojnë se janë shumë më të larta sesa konsumi real. Ky përbën një problem. OSSH-ja ka shkelur vendimin e entit rregullator duke filluar faturimet që nga data, përgjithësisht nga data 20 Dhjetor deri në 20 Janar. Dhe kështu ata qytetarë që ju është faturuar energjia elektrike në 20 Dhjetor kanë 10 ditë të Dhjetorit të faturuara me çmimet e muajit Janar. Megjithatë ne duke qenë se shkel vendimin e ERE-s i kërkuam që të bëjë kompensimin dhe ajo pranoi të bëjë kompensimin përkatës. Nga informacioni i fundit që kemi marrë me kontaktin me OSSH-në ata na kanë deklaruar që do ta plotësojnë angazhimin e tyre deri në 30 Prill të pajisin me matësa gjithë konsmuatorin. Ky natyrisht është një detyrim me përgjegjësi, sepse në rast se nuk e plotësojnë atëherë në bazë të vendimit të entit rregullator mbas 30 Prillit nuk njihet faturimi afrofe.”/tvklan.al