Prej orës 09:00 kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim kryetarët e komisioneve parlamentare të PS si edhe Kryesinë e grupit.

Kështu bën me dije gazetari i Klan News Enkel Xhangoli. Mësohet se pjesë e këtij takimi informal që po mbahet në godinën e qeverisë janë edhe disa ministra.

Takimi vjen një ditë përpara se të mbahet seanca parlamentare. Ditën e Enjte pritet që kreu i qeverisë t’i përgjigjet opozitës në interpelancë lidhur me mbetjet toksike. Të paktën kështu deklaroi dje kryetari i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi.

Edhe të Premten do ketë një takim informal në Elbasan mes socialistëve, ku i pranishëm do jetë dhe Rama.

/tvklan.al