PS ka ndezur “motorët” në sajë të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe jo vetëm. Pas Kryesisë, sot u mbledh grupi parlamentar i kësaj force politike. Siç raporton gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, kjo mbledhje ka zgjatur pak, ndërkohë që pritet prononcimi i kreut të grupit Niko Peleshi.


Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë axhenda parlamentare, veçanërisht seanca e ardhshme në Kuvend. Të Enjten në rend dite janë çështja e mandatit të Olta Xhaçkës si dhe një interpelancë e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama.

Të premten do të ketë po ashtu një takim informal mes deputetëve socialistë në Elbasan.

/tvklan.al