Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përfshirë në një incident me tren.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në stacionin e Brescia-s. Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 23-vjeçar.
Incidenti ka ndodhur pasi ai kishte harruar çantën e shpinës në një prej sediljeve.
Kur u kujtua, i riu nxitoi për ta marrë. Mirëpo ai u bllokua sapo do të dilte sepse çanta i ngeci tek porta e sapo mbyllur.
Në këtë mënyrë, 23-vjeçari u zvarrit disa metra nga treni duke i shkaktuar disa plagë të rënda.
Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore./tvklan.al