Lajme Arkiva 2004
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të darkës në mjediset e brendshme të repartit ushtarak 1980 të Melgushës në qytetin e Shkodrës.
Ushtari F.H. 20 vjeç nga fshati Belaj i Dajçit ka qëlluar për vdekje shokun e tij A.SH. 19 vjeç nga fshati Shkjezë i Bushatit.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje tragjike, por burimet e policisë thonë se autori i krimit ka qëlluar më pas ndaj vetes.
Mësohet se 19 vjeçari A.Sh., ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital, ndërsa autori që qëlloi më pas mbi veten, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Për zbardhjen dhe hetimin e tragjedisë së ndodhur dje në këtë repart ushtarak, po punon policia ushtarake dhe strukturat përkatëse të ushtrisë./tvklan.al