Lajme Arkiva 2004

Mbas çështjes së hapur midis kryeministrit Fatos Nano dhe botuesit të gazetës “Koha Jonë”  Nikollë Lesi, ky i fundit ndihet i kërcënuar me vdekje  nga njerëz të afërt të Nanos si pasojë  e botimit të një dokumenti ku vërtetohet se Nano kishte shpërblyer veten dhe stafin e tij të ngushtë me 5 paga mujore.

Nikollë Lesi: “Do ikësh si Azem Hajdari përderisa po vazhdon të kritikosh dhe të kërkosh rrëzimin e Fatos Nanos. Ruaj veten se të ka ardhur radha si Azem Hajdari. Këto janë gjëra  që nuk më frikësojnë,, unë kam kundërshtuar dhe me fakte në vitet ‘92-’97 pushtetin e PD-së dhe jam i bindur se kam bërë shumë mirë për shumë gjëra”.

Lesi gjithashtu denoncon kryeministrin se grupe kriminale  punojnë në favor të tij.

Nikollë Lesi: “Zoti Nano në këtë moment që ka humbur logjikën, që po i humbet pushteti dhe që është pjesë e krimit të organizuar në Ballkan , po dirigjon grupet kriminale të Kosovës dhe të Tiranës edhe për eliminime fizike. Edhe njëherë e përsëris publikisht që zoti Nano nëse guxon të  urdhërojë ndonjë veprim konkret fizik ndaj meje do shkojë kokë më kokë. Kjo është deklaratë që unë i përmbahem deri në fund, në prokurori, në parlament, kudo që të jetë. Koka ime  do shkojë bashkë me kokën e Fatos Nanos. Kreu i qeverisë ka përgatitur në gjykatën e shkallës së parë botuesin Lesi për cenim nderi dhe personaliteti dhe si shpërblim i kërkon 4 milionë lekë të reja”./tvklan.al