Kosova është zyrtarisht në fushatë elektorale. Prej mesditës së kësaj të shtune të gjitha forcat politike në Kosovë kanë të drejtë që edhe zyrtarisht të mbajnë takime elektorale me zgjedhësit në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa Partia Demokratike ta mbajë takimin hapës të fushatës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë në orën 16:30.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një takim të posaçëm në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00 dhe po ashtu, Koalicioni për Familjen hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme nën 18:30 në Klan Arena.
Ndërkaq, koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual me rastin e nisjes së fushatës zgjedhore në Kosovë kanë zgjedhur të bëjnë nderime në memorialin e familjes Jashari në Prekaz.
Siç ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor në listat e zgjedhësve janë regjistruar gjithsej 2.075.868 votues brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa në garë janë 28 subjekteve politike të cilat garojnë me 1.280 kandidatë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, proces ky i nisur prej së enjtes së shkuar.
Tv Klan