Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur shqetësime lidhur me tentim për manipulim votash nga diaspora.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka lëshuar një video gjatë mbledhjes dhe ka pretenduar se po tentohet të manipulohet me votat e diasporës.

Ai ka thënë se po caktohet një adresë për t’u ndihmuar qytetarëve të votojnë, e që kjo sipas tij, është vepër penale.

Pretendimi i tij është mohuar nga Sami Kurteshi, anëtar nga Vetëvendosje.

Procesi i votimit me postë nga diaspora ka nisur më 9 Janar dhe zgjat deri më 8 Shkurt.

Tv Klan