Gjykata pranon provat e Prokurorisë, Kajmaku ende në arrati
Gjykata e Tiranës ka zhvillura seancën e parë në ngarkim të ish-kreut të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i cili ndodhet akoma në arrati nën masën “arrest me burg” në mungesë.
Paraditen e së mërkurës togat e zeza kanë pranuar provat e paraqitura nga organi akuzës në ngarkim të Kajmakut si dhe pretendimet e palës mbrojtëse. Në seancën e radhës, që pritet të zhvillohet në datën 18 Qershor, do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.
Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi rezulton i dënuar në Greqi për falsifikim parash.
Prokuroria akuzon Kajmakun për “Falsifikim të vulave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.
Tv Klan