Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ka nisur rikonstruksioni i plotë i shkollës “Besnik Sykja”. Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm pjesën e infrastrukturës së shkollës, por dhe ngritjen e një godine të re për laborator të nevojshëm për mësimdhënie. Fondi i vënë në dispozicion është 84 milion lekë nga Bashkia e Tiranës,

Edi Rama: “Mbasi e kemi çliruar mjedisin e ndërtesës ekzistuese të shkollës “Besnik Sykja”, fillojmë edhe investimin për shkollën e re, e cila besojmë do të jetë një nga ato shkolla të bashkisë së Tiranës, që do të ofrojë modelin e shkollës europiane, të kryeqytetit të Shqipërisë, nga të gjitha standardet dhe nga të gjitha pikëpamjet e infrastrukturës.”

Rikonstruksioni do të përfshijë të tre katet e kësaj shkolle, me 23 klasa, një zyrë për drejtorin dhe dhomë mjeku./tvklan.al