Me një ëndërr për t’u bere yje, këta te rinj qe pritjen për te performuar para organizatoreve e kane kthyer ne një moment spektakli ne korridoret e Klan, janë talentet e përzgjedhur te Akademisë se Yjeve.
Një edicion jubile i spektaklit dhe shkollës televizive te këngës e kërcimit, qe ne vitin e peste te organizimit te tij do ta risjellë edhe me te nxehte sfidën artistike dhe zbulimin e talenteve ende te panjohur.
Një edicion special për te cilin Televizioni Klan, producentja Zana Cela, regjisori Bojken Lako, bashke me stafin realizues do te rrëfejnë edhe me tej përmes këtij show qe do te nise ne javën e trete te muajit Prill.
Zana Çela: “Unë dua të falënderoj jo vetëm në emrin tim, por ne emër dhe të gjithë të rinjve dhe prindërve të tyre Televizionin Klan, drejtorin, zotin Aleksandër Frangaj që në fakt po i jep shumë shanse edukimit muzikor dhe artistik në përgjithësi të brezit të ri si tek Gjeniu i Vogël ashtu edhe tek Akademia e Yjeve pasi tashmë dihet që ky spektakël nuk është thjesht një show, por është edhe një akademi ku të gjithë të rinjtë kanë mundësi të vijnë dhe të trajnohen për t’u bërë artistët e të ardhmes. Ky edicion do të jetë edicioni i surprizave, e them me bindje këtë dhe jam e bindur që shumë shpejt dhe publiku do ta aprovojë. Është edicioni i pestë dhe do të kenë fat të gjithë të rinjtë që do marrin pjesë në këtë edicion.”
Bojken Lako: ‘Unë duke pasur në përgjithësi lidhje me spektaklin muzikor nëpër televizione di dhe më parë që Star Academy ka orientuar shumë talente të mira në fushën e muzikës edhe në fushën e baletit dhe kjo është kryesorja për këtë eveniment. Akademia e Yjeve ka një format të ngritur, është një spektakël i bazuar në shkollë”.
Pas seleksionimit te pare ku nga qindra aspirantë u përzgjodhën 54, ne fazën e dyte te seleksionimit do te përzgjidhen vetëm 27 te rinj, ne disiplinat e kërcimit dhe këngës, te cilët me pas do te bëhen pjese e shkollës se Akademisë se Yjeve.
Mosha e konkurrenteve tashme është rritur dhe varion nga mosha 17 deri ne 30 vjeç.
Këtë vit konkurrimi pritet te jete me i forte, pasi pjesëmarrësit vijnë nga te gjitha qytetet e vendit, dhe tashme e njohin strukturën e konkurrimit qe kërkon disipline dhe sigurisht pasion.
Zana Çela: “Në fakt Irma unë nuk dua të zbuloj që tani sepse është akoma shpejt, siç po shikoni ne jemi në fazën e seleksionimit. Do ketë ndryshime në strukturën e konkurrimit, por do ketë ndryshime shumë edhe në pjesën tjetër, në reality shoë, do ketë shumë ndryshime. Unë kaq do ju them”.
Vërshimi i meshkujve duket te jete një risi për konkurrencën ne Akademinë e peste te Yjeve, por surprizat e këtij edicioni priten edhe strukturën e konkurrimit dhe reality show-t te përditshëm ne shkolle.
Përgatitja e Yjeve te Akademisë do të vazhdojë deri ne Prill kur ata do te zbulohen dhe ndriçojnë një nga një edhe për teleshikuesit nga Teatri i ri i Televizionit Klan./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani