Janë të talentuar në performancat e tyre, por janë edhe pjesë e një brezi të

ri, aktiv dhe të gatshëm për të marrë pjesë në gjithë proceset demokratizuese që kalon shoqëria shqiptare sot.

Mbrëmja çerekfinale e Akademisë së Yjeve, u hap me një forum mbi tendencat e reja  në familjet e tyre. Sa i përket preferencave për partitë politike dhe votimit për

to, forum që u komentua shumë pozitivisht nga sekretari i parë i ambasadës amerikane, Bix Aliu, i cili ishte i ftuar special në mbrëmjen e djeshme.

Çerekfinalja e Akademisë më të famshme në Shqipëri është karakterizuar nga

konkurrenca, ritmika dhe emocionet e jashtëzakonshme.

Kaliforniani Patrik James që ka zgjedhur Akademinë shqiptare për tu lançuar në botën e spektaklit ka rritur adrenalinën e telespektatorëve duke sjellë fitoren e merituar të duelit mes tij dhe Labinotit në natën speciale të këngës amerikane.

Është larguar mes lotëve Ardjana, këngëtarja prej Maqedonisë duke shprehur mirënjohje ndaj gjithë stafit.

Producentja Zana Çela si suksesin e edicionit të katërt përveç cilësisë së konkurrentëve ka përmendur kontraktimin  nxënësve të Akademisë, këngëtarë dhe balerinë, me shtëpitë diskografike e kanale televizive, duke e kthyer kështu Akademinë më të famshme në Shqipëri në një shpresë për karrierat e

talenteve të reja shqiptare.

Të gjithë spektatorët dhe të ftuarit e kanë duartrokitur gjatë konkurrencën, duke shprehur vlerësime maksimale për nivelin e nxënësve të kësaj akademie.

Bix Aliu: “Sot ishte një natë e veçantë, vallëzuesit, këngëtarët kanë qenë në një nivel botëror. Arti, kultura, kënga thyejnë çdo barrierë. në këtë emision kemi patur talent nga Kosova, nga Maqedonia, nga Shqipëria, nga Amerika dhe diplomacia kryhet këtu. Bravo Zana Çelës, urime Akademisë së Yjeve se me të vërtetë kanë bërë një punë shumë të madh në kultivimin e artit shqiptar.”/tvklan.al