Udhëheqësit e 20 vendeve më të fuqishme ekonomikisht mblidhen sot në Argjentinë në samitin e përvitshëm.
Një ndër çështjet më të rëndësishme pritet të jenë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, pas incidentit detar të së dielës.
Për shkak të këtij incidenti, presidenti amerikan Donald Trump anuloi takimin e planifikuar me homologun rus Vladimir Putin, gjatë këtij samiti.
Perëndimi variantin e Ukrainës, se Rusia ka shkelur marrëveshjet detare pas aneksimit të Krimesë 4 vite më parë.
Megjithatë, NATO hodhi poshtë kërkesën e Kievit për shtim të pranisë në Detin e Zi për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.
Tv Klan