Gazetari i Tv Klan, Glendi Tafaj, zbuloi ekskluzivisht se Jasir Asani ka arritur marrëveshjen me klubin e La Liga-s, Las Palmas.

Sipas tij, mes palëve është mbyllur gjithçka dhe tashmë mbetet të arrihet vetëm akordi mes klubeve.

“Jasir Asani ka mbyllur marrëveshjen personale me Las Palmas në La Liga. Duhet që Gwangju, klubi i tij të gjejë akordin me klubin.”, deklaroi Tafaj.

Aktualisht Jasir Asani është pjesë e Shqipërisë, në Euro 2024 dhe pas kësaj, do të vendoset e ardhmja e tij./ tvklan.al