Italia nis dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë, të cilët do të vendosen në qendrat e pritjes së Shëngjinit dhe Gjadrit. Nga Lampeduza, vendi ku janë strehuar mësohet se emigrantët nga Afrika janë nisur me anijen ushtarake Libra, të cilët pritet të mbërrijnë portin e Shëngjinit të mërkurën.

Mediat italiane shkruajne se në bord e anijes Ministria e Brendshme ndërmori një kontroll fillestar të personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: nëse janë me origjinë nga vende të sigurta, meshkuj dhe jo vurnerabël.

Ato të ndalen provizorisht në portin e Shëngjinit për t’u dërguar më pas 20 kilometra më larg në ish-bazën ushtarake të Gjadrit. Aty do të shqyrtohen kërkesat për azil dhe do të ndalohen personat në pritje të dëbimit.

Ky do të jetë transferimi i parë i emigrantëve sipas marrëveshjes mes qeverive shqiptare dhe italiane, të firmosur në nëntor 2023 në Romë nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Më 9 tetor pala italiane mori në administrim kampet e pritjes së Shëngjinit dhe Gjadrit. Fillimisht qendra e pritjes në Gjadër do të presë 400 emigrantë ilegalë. Ndërsa në total parashikohet të trajtojë kërkesat e 3 mijë emigrantëve të paligjshëm.

Tv Klan