Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi terrorizmin, vlerëson Shqipërinë për kontributin e saj me trupa në Afganistan dhe Irak, si dhe ngrirjen e llogarive bankare të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Duke theksuar këtë të fundit raporti ndalet tek rasti i Hamze Abu Rajan, administratori Jasin Kadi, i cilësuar si financuesi i terrorizmit.

Ky konsiderohet si rasti i parë që në Shqipëri ngrihet akuzë për çështje që lidhen me financim të terrorizmit.

Raporti vë në dukje gjithashtu bashkëpunimin që Shqipëria i ka ofruar SHBA dhe vendeve të tjera për të luftuar terrorizmin. Vlerësohet se vendi ka bërë përparim për të identifikuar dobësitë në kufijtë e saj tokësor dhe detarë, por megjithatë thuhet në raport, qeveria dhe forcat e policisë vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar plotësisht kufirin si dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në Shqipëri vlerëso raporti, ka mungesë infrastrukture për përpunimin e të dhënave dhe mundësi të kufizuara për të ndjekur çështjet siç duhen./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi