Faza më e vështirë për politikën serbe sapo ka filluar, si koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Boris Tadic, ashtu edhe kampi i tjetër i Koshtunicës i janë përqendruar në bisedimet për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjes së kryeministrit. Sipas kushtetutës serbe, kjo duhet të bërë brenda 90 ditëve përndryshe vendi shkon sërish në zgjedhje në shtator të këtij viti. Por mesa duket fati i politikës Serbisë por dhe të ardhmes së saj do të vendoset nga Partia Socialiste e ish-presidentit Sllobodan Milloshevic.
Në bazë të rezultateve koalicioni për një Serbi europiane sigurojë 102 vende në parlament, por numri i vendeve për të fituar shumicën duhet të jetë 127. Duke synuar këtë PD e Boris Tadic, po përpiqet të krijojë koalicion me bazë të gjerë duke përfshirë partitë etnike dhe PS të Milloshevicit, e cila ka siguruar 20 vende në kuvend. Nëse do të arrihet kjo atëherë koalicioni pro perëndimorë do të fitojë të drejtën për formimin e qeverisë me 128 vende në parlament.
Por dhe kampi tjetër i politikës i kryesuar nga kreu i PD të Serbisë Vojislav Koshtunica, ka nisur negociatat me PS për të përfituar prej saj plus 20 vende. Nëse arrin koalicionin me radikalët e tij Tomislav Nikolic dhe PS, atëherë Koshtunica siguron po ashtu 128 vende duke sfiduar koalicionin pro perëndimorë dhe duke i dhënë mundësinë të jetë sërish në krye të qeverisë së vendit. E gjitha kjo do të përmbyste zgjedhjet për europianët e popullit serb./tvklan.al