Lajme Arkiva 2004
Të hetohet për zbardhjen e rasteve të fundit ku lëndët eksplozive dhe ushtarake gjenden në vende publike, kjo direktivë u është dhënë strukturave të policisë në drejtorinë e Tiranës.
Situata e krijuar për shkak të ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit në Turqi dhe alarmeve se këto mund të ndodhin dhe në vendet e tjera të Ballkanit janë shoqëruar edhe me disa akte kërcënuese në Tiranë dhe në Kavajë.
Kështu pas letrës që mbërriti disa javë më parë, në zyrën e ambasadorit evropian Salzman, janë gjetur disa herë radhazi lëndë shpërthyese, si në afërsi të spitalit të fëmijëve edhe në banesën e një prej punonjësve të një fondacioni amerikan.
Rasti më i fundit është gjetja e një predhe të vjedhur ushtarake, pikërisht në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte i vendosur busti i diktatorit.
Gjatë ditës së sotme janë realizuar disa mbledhje analizë në Drejtoritë e Policisë së qarkut Durrës dhe Tiranë, ku është kërkuar hetim dhe identifikim i poseduesve të lëndës shpërthyese, si dhe rritje e veprimtarisë parandaluese./tvklan.al