Kryeministri mendon se nisja e punimeve per kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë në një kohë me kaq shumë reshje, është ogur i mirë aq më tepër në një ditë feste siç është 80-vjetori i Çlirimit.
Janë 4 godina të reja që do të ndërtohen dhe integrohen në Qytetin Studenti e që do të jenë edhe në funksion të studentëve shqiptarë që jetojnë aty.
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit garanton rektoren e Kolegjit të Europës se punimet do të përfundojnë brenda 2 viteve.
Përfundimi i kampusit për Frederica Mogherinin do t’ju japë mundësi të shtojnë dhe numrin e studentëve që në këtë vit të parë akademik janë vetëm 31.
“Vitin e ardhshëm do ta shtojmë numrin e pranimeve në 55 studentë dhe nëse kampusi është gati pas 2 vitesh, atëherë numri do të shkojë deri në 120 studentë”.
Pjesë e projektit është dhe ndërtimi i një parkingu nëntokësor me afro 450 vende parkimi.
Tv Klan