Ashtu siç ishte parashikuar, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim me Kreun e Shtetit Bajram Begaj, për rreth 20 minuta. Pas këtij takimi në Presidencë, ajo përfundon vizitën e saj zyrtare në Shqipëri.


Ditën e djeshme, Presidentja e KE-së takoi kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri. Ajo theksoi se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt Bashkimit Evropian, ndërsa u ndal edhe te marrëveshja e vendit tonë me Italinë. Ata morën pjesë sëbashku në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës në kryeqytet.

Më pas ajo do të niset drejt Shkupit ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore.

/tvklan.al