Lajme Arkiva 2003

Fillon si grindje midis fëmijëve dhe përfundon me vdekjen e një burri 40 vjeçar. Kjo ngjarje ka ndodhur në Librazhd. Fillimisht sherri është hapur mes fëmijëve të dy familjeve fqinje, por grindjet e të rriturve janë kthyer në objekt sherri edhe nëpërmjet baballarëve.

Për të ndarë dy burrat që grindeshin ka ndërhyrë viktima Y.T., por në momentet që po ndante personat në sherr, 40 vjeçari është goditur me thikë nga A.K. Goditja e vetme ka qenë fatale pasi është marrë në kraharor pranë zemrës.

Viktima është dërguar në spital por ka qenë e pamundur ti shpëtojë vdekjes. Policia ka arrestuar personin që qëlloi me thikë dhe në cilësinë e provës materiale është marrë edhe thika me të cilën u krye krimi./tvklan.al