“Hajde” kështu titullohet kënga me të cilën këngëtari Aurel Thëllimi konkurron në kompeticionin e “Kënga Magjike”. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ai tregon subjektin e këngës dhe impaktin që ajo ka pasur tek publiku.

“Është një këngë që do të ngelet gjatë në arkivën e muzikës shqiptare,” është shprehur Aurel Thëllimi gjatë rrëfimit për këngën dhe pjesëmarrjen në këtë kompeticion muzikor.

Rudina Magjistari: Aktualisht ti sapo vjen dhe nga pjesëmarrja në “Kënga Magjike”, je prezantuar aty me cilën këngë?

Aurel Thëllimi: Më këngën “Hajde” është një këngë që miqtë e mi ma kanë dhuruar dhe i falënderoj shumë për këtë dhuratë. Sepse është këngë që ka krijuar impakt, është një këngë që ka nota shqiptare në melosin e saj. Është një këngë që është mirëpritur nga të gjitha moshat dhe ky është suksesi për një artist, që të dojë çdo moshë. Është një këngë që do të ngelet gjatë në arkivën e muzikës shqiptare, sepse është ndërtuar e tillë. Vjen e ndërthurur me pak karakter rus, ritmi në fillim vjen më i avashtë duke u shpejtuar në fund, për të nxjerrë një këngë që ka një tekst të mrekullueshëm me një melodi, që është prioritet që unë këtë vit të performoj këtë këngë.

Rudina Magjistari: Cili është subjekti i tekstit, për çfarë flet kënga?

Aurel Thëllimi: Subjekti i tekstit është jeta. Ne gjithmonë jetojmë me të përgjithshmen, gjithmonë brenda vetes kemi gjëra shumë të bukura që nuk na shoqërojnë me kohën, që do të thotë një dashuri e humbur. Pavarësisht se ti ke dashur dikë, apo e do dikë, nuk e ke me vete aktualisht, por do të thotë se jeta vazhdon dhe ty të kam gjithmonë në zemër./tvklan.al