Një ditë pas tragjedisë që përfshiu nga flakët një pallat tre katësh një lagjen 14 të qytetit të Korçës dhe që i kushtoi jetën një të moshuari, përmasat e asaj çka ndodhi janë edhe më të dukshme. Pamjet pak orës pas fikjes së zjarrit dëshmojnë për shkatërrimin që solli shpërthimi i bombolës së gazit dhe më pas përfshirja nga flakët e gjithë godinës.
Kati i tretët pothuajse është shkrumbuar plotësisht, duke bërë të pabanueshëm 6 banesat që ndodheshin në këtë pjesë të godinës. Por edhe pse zjarri nuk depërtoi në dy katet e tjera, pjesë të tavanit në katin e dytë janë dëmtuar. Ndërkohë që dendësia e tymit dhe nxehtësia kanë lënë shenja të dukshme në muret dhe dritaret e ndërtesës.
Banorja: “Me divane me dyshekë me tërë i kemi çuar, muret kanë marrë të plasura, suvaja rrezik të na bjerë në kokë.”
Rrënojat e asaj çka la pas zjarri i rënë pasditen e djeshme janë ende në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që forcat e ushtrisë kanë nisur pastrimin e ambienteve përreth. Kamera jonë ka parë nga afër ambientet e shkatërruara, ndërkohë që autoritet lokale kanë evakuimin e familjeve dhe strehimin e tyre në ambientet e konviktit të shkollës së mesme bujqësore.
Ndërkaq bashkia e Korçës dhe prefektura e qarkut kanë ngritur shtabin e emergjencës për të llogaritur masën e dëmit. Ndërkohë që është kërkuar edhe kontributi i biznesit privat./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi