Partia Demokratike ka vendosur gratë në fokusin e fushatës së saj elektorale, duke besuar se janë gratë ato që sjellin ndryshimin, shpresën dhe suksesin, jo vetëm në familjet e tyre, por edhe në shoqëri,
Me këtë bindje, prej gati një viti, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, po realizon një program takimesh dhe bisedash me zonjat dhe të rejat në të gjithë vendin. Qëllimi i këtij turi është vazhdimi i ndryshimit i cili sipas kryeparlamentares do të bëjë realitet ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve. Në këtë tur Topalli u ka premtuar grave se do të jetë avokatja e tyre. Sipas saj është e rëndësishme që gjatë këtyre takimeve i është dhënë një dimension ti ri ndërgjegjësimit të gruas për përfshirjen e saj në jetën politike, në vendimmarrje dhe në shoqëri./tvklan.al