Maye Musk, nëna e Elon Musk shenjoi pasarelën e Javës së Modës në New York duke mbyllur shfaqjen e Juzui me një fustan të gjatë xixëllues ngjyrë argjendi dhe një peliçe të bardhë.

Shtëpia e modës e quajti supermodelen 76-vjeçare “një mishërim të vërtetë të elegancës së përjetshme” që thekson forcën dhe bukurinë që karakterizon Juzui.

Maye ka ecur në pasarelat e Dolce & Gabbana, Christian Siriano dhe Philipp Plein në vitet e fundit, por Juzui ka një vend të veçantë në zemrën e saj,

Në sezonet e fundit, ajo duket se i ka rezervuar parakalimet e saj për drejtorin kreativ Taoray Wang duke përmbyllur shfaqjen.

Gjatë një vizite në muajin nëntor në klubin Mar-a-Lago të presidentit Trump ku shkoi bashkë me të birin, ajo zgjodhi një fustan të sezoni pranverë 2025 të kësaj firme, me mëngë të gjera dhe zbukurime gurësh të gjelbër në pjesën e jakës dhe belit.

Edhe pse Elon dhe kriptomonedha e tij DOGE që synon të pakësojë shpenzimet federale kanë ngritur polemika, Maye e ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj të birit duke postuar thuajse çdo ditë në platformën X./tvklan.al