“Njerëz të Humbur” vijoi edicionin e radhës me shumë histori të lëna përgjysmë nga javët e kaluara.
I pari rast i kësaj mbrëmjeje ishte Eda Koldashi për të cilën erdhën shpresat se ajo mund të jetë gjallë në shtetin fqinj të Greqisë.
Megjithëse ka humbur çdo kontakt me familjen që nga viti 1990, një sinjal për ekzistencën e Sadetin Sharkiqit vjen nga Kanadaja.
Bernard Pecnikaj: “Zotëria fliste për zonën Den Ford në Toronto të Kanadasë. Nuk e dimë nëse është e vërtetë, po megjithatë zotëria ka përmendur edhe një fakt tjetër interesant dhe thoshte si shqiptar mblidheshim tek lagjet ku ishin kryesisht italian edhe grek edhe ishte një lokal që quhet ‘Iliada’.”
Alfred Muha ishte rasti i fundit që mbylli këtë, historia e një emigranti që 7u nis drejt brigjeve italiane për një të ardhme më të mirë.
Muaji mars, viti 1999. Alfred Muha emigron në drejtim të Italisë, duke lënë pas kështu jo vetëm familjen, por dhe një nga sportet e tij të preferuar ose dashurinë e parë siç e mendonte ai, karatenë./tvklan.al