Mbrëmja e së premtes në emisionin “Njerëz të Humbur” që në minutat e para nisi me gjetjen e një vajze e cila ishte larguar nga Shqipëria prej 13 vitesh drejt shtetit italian.
U trajtuan histori të tjera si ajo e Bashkim Selimit, ku erdhën shpresa për fatin e tij se mund të jetë mbyllur në një manastir të Greqisë.
Aida Shtino: “Kanë telefonuar dhe disa persona të tjerë të cilët thonë po të njëjtën gjë se Bashkimi vazhdon të jetojë dhe është mbyllur në Manastirin e … ndërmjet Verias dhe Kozanit.”
Vazhdon sërish publikimi i historisë së Ramazan Zunës, humbur që në vitin 1991 nga Beogradi.
Shumë të dhëna vërtiten për të diku se është i gjallë dhe se jeton në një shtet, e dikur tjetër se ka ndërruar jetë shumë vite më parë.
Rasti i Bardhi Alleshit, larguar në një gjendje jo të mirë shëndetësore vazhdon të hetohet.
Vijon akoma enigma e zhdukjes së dy djemve vlonjat pa arritur në një përfundim./tvklan.al