Njerëz të Humbur” vijoi dje emisionin e përjavshëm në kërkim të fatit të shumë personave që rezultojnë të humbur për shumë vite me radhë. E veçanta ishte se këtë mbrëmje u bë e mundur dhe një bashkëpunim më emisionin analog në Rusi, “Zhdivmenja” që do të thotë “Më Prit”.
Më tej vazhdoi publikimi i historisë së parë që ishe ajo e Refie Muçës, 29-vjeçares nga Fieri, e cila kishte shkëputur çdo kontakt me familjen prej 13 vjetësh. 27 dhjetori i vitit 1997 nisi si një ikje e zakonshme në punë e saj, për t’u kthyer në një pasdite kërkimesh dhe lotësh.
Një histori mbresëlënëse ishe ajo e Mitri Shanos, ku pas shumë dyshimesh duket se shfaqen shpresat për t’u kërkuar tek të gjallët.
Aida Shtino: Nëse do ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe?
Familjari i Mitri Shanos: “Do t’i thosha, të thojë që jam gjallë. Nuk i hyjmë në punët e brendshme fare”.
Rasti i Nuz Lugës, ky djalë që sot duhet të jetë 19 vjeç, vazhdoi dhe këtë javë të publikohej duke kërkuar fajtorët e rrëmbimit. Shumë histori të tjera do të rezervohen për javën e ardhshme, në “Njerëz të Humbur”./tvklan.al