Njerëz të humbur përfshiu mbrëmjen e djeshme shumë histori të cilat sollën emocion dhe gëzim për të gjithë, por në mënyrë të veçantë për dy familje.
Gëzime Rrahmani kishte ardhur të kërkonte vajzën e saj, e cila ishte larguar në drejtim të paditur që prej vitit 1998. Dje mësoi se vendndodhja e saj ishte Londra.
“E kam parë atje dhe jeton, banon në Londër. E kam parë me gjithë fëmijët atje. Është e martuar.”
Pas këtij lajme të mirë, familjes Rrahmani ju bashkëngjit edhe një tjetër. Për herë të parë pas 12 vjetësh, në mënyrë rastësore u bë e mundur që 2 kushërira të takoheshin me njëra tjetrën.
Aida Shtino: “Kemi marrë një mesazh zonja Gzime nga vajza e dajës tuaj. Sot ke 2 lajme të mira.”
Për një orë u bë e mundur gjetja e 70 vjeçarit nga Tirana, Luan Tomini ishte larguar nga shtëpia ditën e djeshme.
“Dhe sonte dua të jap lajmin e mirë. Kanë telefonuar familjarët e këtij personi dhe kanë shkuar dhe e kanë marrë pikërisht në vendin ku u përmend.”
Në rubrikën “Ironia e Fatit” erdhi historia e Majlinda Lenës, e cila kishte braktisur vajzën e saj përpara 21 vjetësh.
Megjithëse është e martuar dhe jeton në shtetin grek, një pjesë e zemrës së saj do mbesë përgjithmonë këtu. Vajza e vogël, Alketa u braktis në maternitetin e Gjirokastrës dhe Majlinda me Ilon u ndanë.
Për Farije Tafën mbetet akoma si pistë kryesore Maqedonia dhe Shkodra. Kërkohet sërish në Amerikë fati i Nebahete Osmanit, shtetases kosovare e cila ka shkëputur çdo kontakt që në vitin 1987./tvklan.al