“Njerëz të humbur” hapi të premten puntatën e radhës me histori të shumta dhe të ndryshme. Ishte Nuz Luga historia e parë që erdhi8 në këtë mbrëmje. Një fëmijë 4 vjeçar rrëmbehet para derës së shtëpisë.
Lagjja nr 8 e Durrësit, vendi ku Nuzi ka luajtur për herë të fundit me shokët e tij. Aty tashmë luajnë fëmijë të tjerë që nënë Hajria i shikon me mall. Kërkon mes tyre fytyrën e Nuzit.
Vijoi sërish edhe këtë javë publikimi i rastit të Arjan Bulkut, dëshmi dhe fakte të grumbulluara, makina është gjetur, por gjurmë të tij jo.
“E verifikova që ishe ajo makinë edhe telefonova policinë.”
Xhensila Rapushi, 16 vjeçarja nga Tirana ka telefonuar pasi rezultonte e humbur prej 18 dhjetorit të vitit 2009. Një takim me familjen e saj pranë rrugës së “Elbasanit” në kryeqytet dhe më pas ardhja në studio./tvklan.al