Në një fshat të Turqisë banorët komunikojnë me anë të fishkëllimave
Në fshatin Kushkoj në Giresun të Turqisë banorët ia kanë dalë që mos të infektohen me Covid-19. Fshati është i pastër dhe nuk ka regjistruar asnjë rast që nga fillimi i pandemisë.
Nuk lëvizin për në zona të tjera dhe as nuk vizitojnë fqinjët apo të afërmit. Por zgjidhje më të mirë kanë gjetur atë që njihet si gjuha e zogjve. Banorët komunikojnë mes tyre në këtë mënyrë.
Shtëpitë janë në distancë nga njëra-tjetra, por kjo nuk i pengon që të kuptohen me njëri-tjetrin, të pyesin se si janë me shëndet apo të tregojnë se çfarë do të bëjnë gjatë ditës.
E kanë të lehtë të komunikojnë pasi bëjnë melodi të ndryshme.
Banorët e fshatit thonë se dihen me fat që e flasin gjuhën e zogjve pasi ua ka lehtësuar jetesën. Kjo gjuhë e veçantë ruhet gjithashtu edhe nga UNESCO dhe është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore që në vitin 2017.
Klan Plus