Fati, një telefonues nga Kruja në “Aldo Morning Show” në Tv Klan tregon sesi e ka pësuar nga ndihma që i ka dhënë dikujt. Ngjarja ka ndodhur në Londër para më shumë se 20 vjetësh, por ai e mbart ende mësimin e asaj dite. Fati tregon se i doli në mbrojtje një shqiptari të Kosovës që kishte rënë pa ndjenja dhe njerëzit e shkelnin me këmbë, por ata iu vërsulën edhe atij.
Fati: Isha në një lokal, unë isha me nja dy shqiptarë, më thirrën për të respektuar një kosovar, thashë po vij, u ulëm aty. Nesje kur shoh unë ishte ora dy kur mbyllen pabet dhe po dilnin të gjthë me vrap. Unë isha i fundit, bën vaki pse po dalin se ishte ora, dilnin avash. Nejse dolën të gjithë dhe kur dal unë i fundit, vërej unë, ky kosovari që ishte në tavolinë me ne ishte shtrirë përtokë dhe njerëzit e shkelnin me këmbë. Shtrirë pa ndjenja fare, e shkelnin me shkelm turinjve. Më iku truri, gjynah i thashë unë dhe i dola përpara duke e mbrojtur këtë se ishte tmerr, duke e lënë vdekur. Nuk e di se çfarë veprimi kishte bërë se mbrapa e mora vesh. I dola përpara unë, ju lutem i thashë, mos ju lutem. “Ou, ti je shoku i këtij” dhe janë afruar aty 30 vetë, vetëm se kisha fuqi që bëja stërvitje, 30 vetë gjuanin nga të katër anët me grushta.
Aldo: Duke të rënë ty? Pikë e zezë!
Fati: E mbroja, donin të më hidhnin në tokë,mbrohesha se isha i fuqishëm dhe nuk mund të më hidhnin. Njëri më vjen nga prapa por shyqyr që nuk më ra mbrapa, theu shishen e ma nguli anash në kokë.
Aldo: Çfarë thua ti?
Fati: Mbi 3 kile gjak! Vetëm kur më thonë atje që ke shpëtuar se je i fuqishëm, ke 8 litra gjak se… edhe çfarë duke mbrojtur njërin.
Fati e përmbyll rrëfimin duke thënë se nëse nuk bëhet fjalë për të ndihmuar dikë të afërt, nuk përfshihet më në situata të tilla./tvklan.al