Kombinimet mes shenjave të qëndrueshme: Dem, Luan, Ujor dhe Akrep janë ndër më të mirat për të pasur themele të forta. Në analizën që i bën shenjës së Demit në “Rudina”në Tv Klan, Meri Shehu tregon se mes këtij grupi, kjo shenjë kombinon mirë me Akrepin ndërsa arrin të nënshtrojë edhe shenjën më të lirë dhe novatore të zodiakut.
Meri Shehu: Kombinimet e tjera që duken sikur nuk shkojnë shumë mirë, por që janë ato që i japin më shumë vitalitet, aty ka më shumë ngjarje. Kush janë këto që ka ngjarje? Për shembull, është Demi me Ujorin. Janë në një katërkëndësh që janë shuëm të ndryshëm, por Demi ëështë një nga shenjat që arrin ta fusë në kafazin e artë Ujorin dhe e detyron Ujorin që është kaq i lirë dhe kaq i pavarur, të rrijë, të qëndrojë dhe të mos i largohet kurrë kësaj marrëdhëniejee ose t’i përkushtohet deri në fund. Pra, një nga shenjat që është kurth për Ujorin është Demi./tvklan.al