Nis projekti ‘Stargate’ i kërkuar nga Donald Trump. Sipas tij, është projekti më i madh infrastrukturor i Inteligjencës Artificial, dhe do të jetë një bashkëpunim mes OpenAI e Chat GPT, Soft Bank, Oracle dhe shoqëria e investimeve Mgx.
Objektivi është investimi deri në 500 miliardë Dollarë deri në vitin 2029, ku 100 prej tyre u dislokuan, konsolidimi i lidershipit amerikan në sektorin e Inteligjencës Artificiale, duke krijuar 100 mijë vende pune dhe duke gjeneruar rritje të të ardhurave ekonomike për vendin.
Presidenti i projektit do të jetë Masayoshi Son, CEO i Softbank, ndërsa Sam Altman do të ketë drejtimin e saj në nivel operativ.
Aktualisht, si OpenAI ashtu edhe SoftBank kanë investuar secila nga 19 miliardë Dollarë. Aktualisht Stargate po ndërton 10 data center në Abilene të Teksasit, me planin afatgjatë për t’u shtrirë edhe në shtete të tjera.
Presidenti Trump, që personalisht e konsideron mjaft të rëndësishëm, ka bërë të ditur se do të nxjerrë urdhra ekzekutivë për të lehtësuar ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e projektit.
Kreu i Oracle, Larry Ellison, ka theksuar pas takimit me kreun e Shtëpisë së Bardhë, se Stargate mund të revolucionarizojë prodhimin e vaksinave me mRNA kundër kancerit, duke bërë të mundur projektimin e tyre në vetëm 48 orë falë kapacitetit të Inteligjencës Artificiale.
Klan News