“Strukturë kriminale terroriste”- kështu e ka cilësuar SPAK-un Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Një një prononcim për gazetarët pas arrestimit të Ish-Presidentit Ilir Meta ai u shpreh se kjo situatë është skandaloze.


“Një strukturë kriminale terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Nuk e di ku ndodhet, kjo është një fatkeqësi dhe kjo tregon gjendjen skandaloze! Kjo gjykatë do marrë përgjigjen shembullore…”, u shpreh Blushi.

Meta u arrestua këtë të Hënë me urdhër të SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë. Masa e “detyrim paraqitje” është caktuar ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

/tvklan.al