Ish-banorja e Big Brother në Britani në vitin 2009, Rebekah Shelton ka reaguar ashpër pas një lajmi të rremë të përhapur në rrjetet sociale se ajo ka ndërruar jetë.
32-vjeçarja me origjinë nga Brazili, në fakt është një transgjinore që ka ndryshuar gjininë nga burrë në grua dhe emrin e mëparshëm Rodrigo Lopes.
Në faqen e saj në Twitter është bërë një njoftim që pretendonte se Rebekah kishte ndërruar jetë, ku shkruhej:
“Me keqardhje informojmë se Rebekah jonë e dashur ndërroi jetë papritur mbrëmjen e së mërkurës. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes së saj”.
Pas këtij lajmi të rremë, ka reaguar vet 32-vjeçarja, e cila në një status në Facebook thotë se i kanë hakeruar llogarinë në Twitter. Rebekah shton se tashmë ka angazhuar avokat që të gjenden personat përgjegjës për këtë njoftim dashakeq.

Foto: Transgjinorja Rebekah Shelton, viti 2009 kur ishte burrë dhe quhej Rodrigo Lopes
“Nuk kam vdekur. Mjaft e përhapët këtë lajm. Avokati im tashmë është duke punuar për të gjetur këtë person që dëshiron të prishë lumturinë time dhe duhet të paguajë për dëmin e shkaktuar”
, ka thënë ajo.
Një i afërm i familjes së saj i tha “Daily Mail” se u shokuan kur panë këtë lajm.
“Ishte dramatike. Shumë prej nesh menduan se kishte vdekur. Por, tani ne kemi kontaktuar me të dhe gjithçka është në rregull. Nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh, por duket se ka qenë një shaka, që në fakt ishte jashtëzakonisht shqetësuese”
, tha një i afërm për tabloidin britanik.
/tvklan.al