Burri i parë shtatzënë në botë tha se nuk do ta përjashtonte mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije tjetër. Transgjinori Thomas Beatie 44 vjeç, tronditi botën në vitin 2007, kur u shpërndanë disa fotografi të tij me barkun e rrumbullakosur.
Ai solli në jetë tre fëmijë pasi mbeti shtatzënë nëpërmjet inseminimit artificial. Së fundmi ai lindi fëmijën e katërt me bashkëshorten e dytë, Amber.
Gjatë një interviste, Thomas zbuloi se nëse do të ngelte sërish shtatzënë, do t’i duhej t’i nënshtrohej operacionit Cesarian, pasi kishte kryer operacion për të ndryshuar organin gjenital.
Thomas lindi femër dhe nisi trajtimet me hormone që në moshën 23-vjeçare për t’u bërë burrë, por i mbajti organet e tij riprodhuese, duke u shndërruar në mrekullinë e shkëncës moderne.
Ai u martua me një grua të divorcuar, që kishte dhe dy fëmijë, por nuk mund të bënte të tjerë. Ndaj dhe Thomas ndaloi ilaçet me hormone dhe u ofrua për të ngelur shtatzënë.
Çifti zgjodhi një donator anonim dhe bënë inseminacionin artificial vetë. Pas një tentative të dështuar, Thomas ngeli shtatzënë me Susanën dhe shpërndau fotografitë me barkun e rrumbullakosur.
Ai solli në jetë tre fëmijë, Susan, Austin dhe Jensen.
Më shumë se 10 vjet më parë, Thomas tallej duke thënë se nëse do të mundej do të bëntë 10 fëmijë, por bashkëshortja i tha se do i duhej ta mbante ai.
44-vjeçari tha se nuk është penduar për shpërndarjen e fotografisë së tij shtatzënë, pasi dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve transgjinore që duan gjithashtu familjet e tyre./
tvklan.al